Federata Shqiptare e Arteve Marciale Mikse
Asambleja
Raporti Vjetor 2024
Mesazhi i Presidentit
Viti 2024 ka shënuar arritje të mëdha për Federatën Shqiptare të Arteve Marciale Mikse (ALBMMAF), me përpjekje të suksesshme në zhvillimin e sportit dhe bashkëpunime të rëndësishme për të garantuar rritjen e MMA-së në Shqipëri dhe njohjen e saj ndërkombëtare.
Një ndër zhvillimet kryesore ka qenë unifikimi i disiplinave të MMA-së, duke kaluar Emerson nga Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë në Federatën Shqiptare të Arteve Marciale Mikse (ALBMMAF). Ky unifikim ka krijuar një strukturë më të fortë dhe të organizuar për sportistët dhe trajnerët në Shqipëri.
Gjithashtu, kemi bërë një hap të rëndësishëm në përshtatjen e Statutit të Federatës me Ligjin e Ri të Sportit, duke siguruar përputhshmëri me kornizën ligjore dhe duke rritur transparencën dhe profesionalizmin në menaxhimin e MMA-së.
Ky raport është miratuar nga Bordi Drejtues, përfshirë anëtarët Renato Veizaj dhe Gezim Hadribeaj, të cilët kanë luajtur një rol kyç në këtë proces.
1. Bashkëpunimet Strategjike
1.1 Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS)
- Në vitin 2025, Federata ka filluar bashkëpunimin me MAS për integrimin e MMA-së si sport i njohur dhe mbështetjen e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Objektivi për 2025 është aplikimin dhe mbështetje të MMA-së me Fondin vjetor për aktivitet tona dhe për të rinjtë, si dhe krijimi i mundësive për sportistët e avancuar me pjesmarjet ndërkombëtare.
1.2 Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)
- KOKSH ka ofruar mbështetje për rritjen e strukturave të Federatës dhe njohjen ndërkombëtare të MMA-së në Shqipëri.
- Qëllimi për 2025 është forcimi i bashkëpunimit për të siguruar përfshirjen e MMA-së në ngjarje zyrtare ndërkombëtare.
1.3 Bashkia e Tiranës
- Bashkia e Tiranës ka siguruar hapësira dhe infrastrukturë për zhvillimin e trajnimeve dhe ngjarjeve sportive, duke ndihmuar në promovimin e MMA-së dhe përfshirjen e të rinjve në sport.
- Kemi marrë mbështetje për organizimin e dy kampionateve të mëdha kombëtare.
2. Eventet Kryesore të 2024
2.1 AFC 10
- Një ndër ngjarjet më të mëdha të MMA-së në Shqipëri, me pjesëmarrje nga pesë shtete.
- Kjo ngjarje ka forcuar reputacionin e MMA-së shqiptare në rajon.
2.2 Kampionati Kombëtar dhe Kampionati Mbarëkombëtar (Gusht 2024)
- Të dyja këto evente u organizuan me një pjesëmarrje të gjerë dhe nivel të lartë konkurrues.
- Sportistët fitues janë kualifikuar për eventet ndërkombëtare.
2.3 Kupa Kombëtare (Dhjetor 2024)
- Një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit, me një nivel të lartë përgatitjeje dhe organizimi.
- Eventi ka ndihmuar në identifikimin e talenteve të rinj.
3. Arritjet e Sportistëve Shqiptarë
- Elez Guri u rendit i 10-ti në Kampionatin Botëror dhe shpalli fitues Kampionatin e Italisë.
- Ai është i gatshëm për përfaqësim ndërkombëtar në Europianin dhe Botërorin e ardhshëm.
- Objektivi për 2025 është rritja e pjesëmarrjes së Shqipërisë në evente ndërkombëtare dhe përgatitja më e mirë e sportistëve elitarë.
4. Mbështetja dhe Rritja e Pjesëmarrjes
- Mbi 3,000 të rinj kanë marrë pjesë në trajnimet e organizuara nga Federata gjatë një Viti nga Akademitë Kryesore.
- Janë identifikuar 40 talente të reja, të cilët do të mbështeten me trajnim dhe përgatitje intensive për eventet ndërkombëtare.
- Federata synon rritjen e përfaqësimit të grave në sport me 30% në vitin 2025.
5. Krijimi i Strukturës së Gjyqtarëve dhe Rregulloret IMMAF
- Implementimi i rregulloreve të IMMAF për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e sportistëve.
- Trajnimi i gjyqtarëve të rinj për të ndjekur standardet ndërkombëtare.
- Objektivi për 2025 është rritja e numrit të gjyqtarëve të certifikuar në Shqipëri.
6. Objektivat për 2025
- Forcimi i bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare për të siguruar më shumë mbështetje financiare dhe infrastrukturore.
- Zhvillimi i kampeve të trajnimit për sportistët më të mirë dhe rritja e përfaqësimit në evente ndërkombëtare.
- Rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në MMA, duke krijuar mundësi të barabarta në sport.
- Sigurimi i financimeve dhe sponsorizimeve për të garantuar stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të Federatës.
7. Falenderime
Federata Shqiptare e Arteve Marciale Mikse falënderon:
- Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
- Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) për përkrahjen dhe njohjen ndërkombëtare.
- Bashkinë e Tiranës për mbështetjen infrastrukturore dhe promovimin e sportit.
- Sponsorët dhe partnerët që kanë kontribuar në zhvillimin e MMA-së.
- Vullnetarët dhe klubet anëtare, të cilët kanë ndihmuar në organizimin e eventeve dhe promovimin e sportit.
Një nga hapat më të rëndësishëm ka qenë unifikimi i disiplinave të MMA-së, duke kaluar nga Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë në Federatën Shqiptare të Arteve Marciale Mikse (ALBMMAF). Ky proces ka siguruar një strukturë më të qëndrueshme, duke rritur cilësinë dhe standardet e sportit për të gjithë sportistët dhe trajnerët në vend.
Me angazhim dhe bashkëpunim, ne do të vazhdojmë të zhvillojmë MMA-në në Shqipëri dhe Kosovë, duke krijuar mundësi më të mira për sportistët tanë dhe duke vendosur bazat për një të ardhme të ndritur për këtë sport.
Me respekt,
Arjan Rizaj
President, Federata Shqiptare e Arteve Marciale Mikse (ALBMMAF)